E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Këlliçi: Mediat e Ramës spekulimi për pezullimin e PD-së nga PPE
Politikë

Deputeti Këlliçi: Mediat e Ramës spekulimi për pezullimin e PD-së nga PPE

Partia Demokratike i ka cilësuar si trillime njoftimet sipas të cilave ajo është pezulluar apo përjashtuar nga Partia Popullore Europiane. Në një lidhje live nga Roterdami, ku po merr pjesë në Kongresin e PPE, deputeti demokrat Belind Kelliçi tha se këto njoftime janë fake-news të shpërndara nga mediat e Ramës. Ai tha se PPE ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me situatën në PD, në mënyrë që demokratët ta zgjidhin vetë çështjen

Partia Demokratike i ka cilësuar si trillime pa asnjë baze njoftimet, sipas te cilave PD është përjashtuar apo pezulluar nga Partia Popullore Europiane. Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet se njoftimet janë shpërndarë nga zyra e dezinformimit Rama-Basha.

PD ka bërë të ditur se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

PD thekson se për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacionin zyrtar të PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Ne njoftim thuhet se për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Roterdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së: Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE-së, Belind Këlliçi, delegat nga forumi rinor EDS dhe Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Deputeti Kellici tha se PD nuk është përjashtuar dhe as pezulluar, ndërsa shtoi se PPE ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me situatën në PD, në mënyrë që demokratët ta zgjidhin vetë çështjen.

“Mediat e Ramës dolën blof, Tabaku nuk vjen në PPE me të drejtë vote, por vjen si delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Nuk është delegate e PD në Roterdam. Deri në zgjidhjen e çështjes tonë ligjore, është kërkuar që PD të mos jetë e përfaqësuar. Në mbledhjen e parë treorëshe nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga ne. Ditën e nesërme do të ketë disa panele, unë jam i ftuar në orën 11:00 ku do të flitet për Ballkanin, zonja Vokshi do të jetë gjithashtu me mua. Nuk ka asnjë përjashtim, asnjë pezullim të PD, por ka një vullnet të PPE për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të PD dhe për t’i lënë demokratët që ta zgjidhin vetë këtë çështje”, u shpreh Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.