Deputeti Këlliçi: Tirana, është kryqyteti më i ndotur i Europës
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me sloganin “Një epokë e re e Shqipërisë patriotike”.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se qëllimi i vërtetë i Ramës dhe Veliajt, është rritja e pazarit të plastikës.
Më tej, ai thekson se Tirana, është kryqyteti më i ndotur i Europës.
“Qeveria ligjëroi ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. “Një epokë e re e Shqipërisë patriotike” e quajti sloganisti Rama.
Në Shqipërinë patriotike që keqqeveris Rama, qeset plastike jo vetëm që janë ende në përdorim por kushtojnë më shtrenjtë. Ky ishte qëllimi i vërtetë, me rrit pazarin e plastikës.
Sot është Dita Botërore e Mjedisit. Vendi ynë i ka paraprirë festimeve që me ndërtimin e Arenës Kombëtare. Për të eliminuar ndotjen nga trafiku do e ndërtojmë stadiumin në truallin ekzistues dhe jo në rrethina, tha asokohe kryebashkiaku i Tiranës. Ndryshe nga qendrat urbane perëndimore, Tirana e ka stadiumin në zemër të saj, se ndryshe ç’vlerë do të kishte kulla në periferi!
Kryebashkiaku i kryeqytetit më të ndotur të Europës e mbyti Tiranën me parqe e lulishte dhe nuk dha asnjë leje ndërtimi për kulla. Se socialistët e kooptuar si Veliaj i mbajnë premtimet elektorale.
Mjerë Tirana!”-shkruan Belind Këlliçi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



