E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Korreshi : Shqipëria është kthyer në Sulltanat
Lajme

Deputeti Korreshi : Shqipëria është kthyer në Sulltanat

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një intervistë në News 24, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat.

Korreshi theksoi se brenda mazhorancës deputetët dhe ministrat e urrejnë njëri-tjetrin e se kanë nisur përplasjet e brendshme në qeveri.

Korreshi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat. Kryeministri shan në mënyrë të paturpshme në mes të parlamentit. Nesër duhet të ketë Kuvend të rregullt. Opozita duhet t’i kthehet aksionit opozitar. Shiten përralla sikur kemi turizëm të madh, kur turistët në fakt në Shqipëri vijnë me bukë me vete. Nuk mund të privatizohet parlamenti. Kuvendi është bërë që të dëgjohen të dyja palët, edhe mazhoranca edhe opozita.

Duhet të fitojë fjala dhe arsyeja e jo logjika e mbrapshtë. Opozita për faktin se është e tillë duhet që të dëgjohet në parlament. Në Kuvend nuk po funksionojnë as Komisionet Hetimore, deri tani duhet të ishte përgatitur një raport. Shqipëria sot ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga pikëpamja e shëndetësisë. Deputetët e mazhorancës janë pasuruar aq shumë, sa kanë nisur përplasjet e brendshme. E inkurajoj SPAK-un në punën e vet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.