Deputeti Realf Gjoni: JO DIALGUT SEPSE DO TË FLENË TRESHE NË KREVAT
Deputeti i opozitës së re parlamentare, Ralf Gjoni i është drejtuar nga foltorja e Kuvendit ambasadorëve të huaj në vendin tonë duke u shprehur se Shqipërisë nuk i duhet asnjë dialog.
‘Kam një fjalë për ata ambasadorë që bëjnë thirrje për dialog pa e kuptuar çfarë po ndodh. Shqipërisë nuk i duhet asnjë dialog sepse do të thotë rrotullim treshe në krevat.
Nuk ka më vend për dialog, dialogu mbaroi, zgjedhjet u kryen e u njohën nga Europa dhe SHBA. Ata qytetarë që donin votuan ata që nuk donin nuk votuan, zgjedhjet u kryen, unë personalisht nuk votova nuk kisha mundësi zgjedhje, por i mbështeta zgjedhjet.
Çfarë po bëni ju tani, po jepni sinjale për dialog. Çfraë na duhet dialogu me ata që bojkotouan parlamentin e injoruan reformën elektorale’, u shpreh Gjonaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



