Deputetin e merr malli për Ramën: Të vijë ta puthim pak!
Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Komisionit për Nismat Qytetare, ishte Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili paraqiti raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve nga anëtarët e komisionit.
Por, ndonëse diskutohej një temë serioze, nuk munguan batutat dhe ironitë, të cilat sollën momente të lehta dhe të qeshura në sallë. Debati më i spikatur ndodhi ndërmjet kreut të komisionit, Ulsi Manja, dhe deputetit të PD-së, Saimir Korreshi.
Kur Manja i dha fjalën Korreshit për të drejtuar pyetje ministrit, ai e këshilloi të ishte i shkurtër dhe pa shumë komente:
Manja: “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal.”
Korreshi, i njohur për humorin e tij, iu përgjigj menjëherë:
Korreshi: “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”
Manja nuk e la pa përgjigje dhe e kthente me një tjetër batutë, duke bërë të qeshnin të gjithë:
Manja: “Ti dhe po erdhi, nuk e mbërrin dot.”
Kjo shkëmbim humoristik mes dy deputetëve solli një moment lehtësimi në një mbledhje që diskutoi çështje të rëndësishme ligjore, duke treguar se pavarësisht tensioneve të mundshme, mund të mbijetojnë edhe batutat dhe të qeshurat mes politikës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



