Deputetja Açka reagon pas tentativës së PS, për t’i dhënë mandat të përjetshëm Gjinushit
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, ka reaguar ndaj tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, duke hequr dorë edhe nga amendamentet e tjera. Açka, përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shprehur dyshimet e saj për të vërtetat e fshehura në këtë histori.

“Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë,” shkruan Açka.
Tentativa e maxhorancës për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke lejuar kryetarin të zgjedhet për një mandat të dytë, ka nxitur reagimin e kryetares së Komisionit të Edukimit. Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj në Komisionin e Edukimit për këtë qëllim, por Açka ka theksuar se ka disa aspekte të çuditshme dhe të diskutueshme në këtë inicativë.
Megjithatë, Gjinushi mbetet në pozitën e tij dhe të hënën do të mbahet një mbledhje e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, ku kjo çështje pritet të diskutohet me detaje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



