Deputetja Kryemadhi sjell VIDEO me dron nga inceneratori i Tiranës: Male me plehra….
Deputetja Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në afërsi të landfillit të Tiranë, ku ka ngritur një dron, për të treguar situatën atje, ku nuk mungojnë malet me plehra.
“Mirëmengjesi të gjithëve, sot është 13 dhjetor dhe unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të inceneratorit të Tiranës, në hapësirën prej 15 hektarësh, e cila është ndërtim pa leje dhe janë liqene të zhdukura, të kthyera në tokë dhe tokë e kthyer në male”, u shpreh Kryemadhi teksa ngriti dronin në këtë zonë.
Një ditë më parë, Kryemadhi, firmosi “live” shtesë kallëzimin e drejtuar ndaj SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës, pasi sipas saj Bashkia e Tiranës ka lejuar një ndërtim pa leje në 15 hektarë tokë.
Kryemadhi denoncoi se 15 hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landfillit, pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 hektarë tokë.
Deputetja, gjatë fjalës së saj, akuzoi kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit./CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



