E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deri tani me llafe jemi atdhedashurues të mëdhenj…
Publik News

Deri tani me llafe jemi atdhedashurues të mëdhenj…

Rezulton se për Shqipërinë:

– E kemi thuajse të pamundur të bëjmë institucione me atdhedashuri;
– E kemi të lehtë fare të bëjmë hartime dhe poezira me atdhedashuri;

Për të bërë institucionet duhet vullnet!
Për të bërë hartimet dhe poezitë duhet talent!

Pra, sipas mendimit tim, kemi talent, por nuk kemi vullnet.

Në rastin e atdhedashurisë, ushtrimi i talentit është i individual, ushtrimi i vullnetit është i përbashkët.

Produkti i vullnetit të përbashkët janë institucionet – parlamenti, qeveria, gjykatat.

Këto institucione punojnë për të mirën e gjithë shqiptarëve, apo vetëm për një pjesë të tyre, sipas parimit përjashtues “n’ato maja rripa rripa, një herë ma hipe, një herë ta hipa”?

Këto institucione garantojnë pronën, konkurrencën, meritokracinë, zgjedhjet? I pasurojnë apo varfërojnë shqiptarët?

Po të lexosh hartimet dhe poezitë del në pah se e duam shumë Shqipërinë; por a e duam njeri-tjetrin?

Shqipëria janë gurët dhe drurët, apo njerëzit e saj ?

Nëse janë njerëzit, atëhere kemi rrugë për të bërë deri tek atdhedashuria. Kjo e fundit për njerëzit vjen me vepra të përbashkëta dhe jo me fjalë individuale.

Kur je ti keq, unë nuk mund të jem mirë;
E mira jote, është e mira ime!
E mira ime, është mira jote.

Këto fjalë duhen shkruar mbi fletën e votimit, mjetit me të cilin krijohen institucionet.

Deri tani me llafe jemi atdhedashurues të mëdhenj.
Me vepra? Ncuk!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.