Derri i Hasit që ka zaptuar parqe e trotuare me lejen e Lali Erit
Një fakt konkret, nga farsa e kongresit të SHQUP, si kujtesë për militantët qëndrestarë të PD, që vetë janë në opozitë reale e rrugëve pa punë, ndësa kryetari partisë dhe grupi i tij i “baletit të interesave”, kanë lidhje skutash dhe bëjnë biznese me shefat e pushtetit Emri i Uran Kujtim Derrit nga Hasi, mund të mos ishte dëgjuar kurrë, por të njohur si “nëna” e djallëzive dhe poshtërsive, atë e bëri lokali “Nona” në Himarë, me çmimet 1 “Red-Bull” 10 mijë lekë; 1 ujë 4000 lekë, 1 kafe 2000-3000 lekë etj.
burime konfidenciale tatimore të Tiranës, mësoi se këto çmie kaq të larta të lokaleve “Nona” të Uran Derrit nga Hasi e të Ervin Manushit, të hapura në Himarë e Tiranë, po raportohen me bilanc të dytë sa 20-30% e bilancit real. Madje, po sipas informacionit, Derri i Hasit, lejohet të raportojë të ardhura si biznes “Person fizik”, vetëm me objekt “Kafene”, kur licensën, bashkë me Ervin Manushin e ka “shpk” me aktivitet “Fast Food” e Restorant dhe e zhvillojnë faktikisht këtë aktivitet. Çudia është, se këtë stinë vere Derri i Hasit, me një tabelë “Bar- Nona” dhe çadra, tavolina e karrige, ka zaptuar një pjesë të mjedisit publik te Parku i Liqenit Artificial Tiranë, nga të dy anët e korsisë së bicikletave. Këtë pjesë të Parkut, Derrit të Hasit ia ka lënë Lali Eri si “kullotë të lirë” e falas gjatë stinës së verës; dhe ai me mendësinë e babëzinë prej “derri”, ka zaptuar Parkun sikur e ka livadh e pyll të babës. Kryebashkiaku Veliaj, ia ka dhënë si shpërblim, mbasi Uran Derri ka qenë ish-ekspert i milionave të “Mjaft” e aktivist i partisë “G-99”; por dhe për faktin, se ortaku i tij Ervin Manushi është mjeshtër për të korruptuar kryebashkiakët dhe zaptuar hapësirat publike. Mirëpo, sipas disa dokumenteve zyrtare, rezulton se Uran Derri i bizneseve “Nona”, është “nëna” e akrobacive; pasi përveç pazareve me Lali Erin, si aktivist e zyrtar i “Mjaft-G 99” qysh prej vitit 2003 në moshën 15 vjeçare; paralelisht ka qenë e është edhe pjesë e kupolës së SHQUP.
Më konkretisht, Uran Kujtim Derri i Erjon Veliajt; qysh prej vitit 2013 është Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD e përsëri kandidat; si dhe Anëtar Bordi për administrimin e aseteve të PD, ku shef është Erjon Isufi, kunati i liderit.
Për 3 muaj radhazi, ka qenë te çadra e PD si ligjëruesi për krizën ekonomike të shkaktuar nga “rilindja”, ndërsa prej 4 vitesh është këshilltar i Lulzim Bashës për bizneset dhe bashkë-administrator me Ervin Salianjit te “Bar-Kafe” universiteti “Çili” e në një “Bar-Fast Foood”, ku shkon pi kafe e ha mëngjes “Tigri” i rindërtimit.
Mirëpo në “CV” e Derrit të Hasit është dhe kandidimi në emër Partisë së Legalitetit në zgjedhjet lokale 2015, i pari në listë për këshilltar në Bashkinë-Tiranë; kur njëherazi ishte anëtar i Këshillit Kobëtar të PD e anëtar Kryesie i Partisë “G-99”.
Në disa letra të tjera, figuron dhe kontabilist i “Tirana Parking” të Bashkisë-Tiranë, por çudia është, se në vitet 2019-2021, Derri i Hasit ka hapur 9 biznese; mes tyre dhe PHYSIOTHERAPY shpk”, me objekt shërbime mjekësore e fizioterapie, letrat e të cilës i përdor si “garzë pastrimi” brenda spitalit të një oligarku sponsor i PD-PS-LSI.
Ende nuk dihet, se çfarë punësh bën me firmën “SUPERIOR SEW” që ka hapur më 17.02.2020 në emër të babait Kujtim Xhemal Derri, por thuhet se ka dhe hotel “Liqeni” në Krumë, ku “lahen shumë gjëra” e pinë kafe “miq” të SHISH, të cilat do t’i themi në vijim./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



