Dështimi i mbledhjes tek ‘Ligjet’/ Deputeti demokrat: Si t’ja shpjegoj mamasë time fjalën logim?!
Mbledhja e komisionit Parlamentar të Ligjeve dështoi këtë të martë, pas konfliktit që u krijua për shkak se opozita nuk e njohu vendimin e Konferencës së Kryetarëve për t’u “takuar” online. Deputetët demokratë ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit fizikisht dhe kërkuan fjalën, por ata u censuruan nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve.
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili ka reaguar në rrjetet sociale për këtë mbledhje.
Deputeti Korreshi, i cili është bërë i njohur për fjalimet e tij pikante në Kuvendin e Shqipërisë, në një postim në profilin e tij në Facebook i është drejtuar me një pyetje kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati Bushka. Korreshi i kërkon asaj ‘ndihmë’ si t’ja shpjegojë nënës së tij fjalën logim.
Kjo pasi Bushka nuk ua dha fjalën deputetëve të opozitës pasi nuk ishin loguar në programin virtual per te zhvilluar mbledhjen online.
“Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen. Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi”, shkruan deputeti demokrat.
POSTIMI I PLOTE
Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!🤔
Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.
Ne kundershtim te plote me me çdo norme.
Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.
Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.
Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.
Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.
Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



