Detajet/ Kush ishte autori që goditi prokurorin e Vlorës
Pas ngjarjes në Vlorë në të cilën u godit nga një agresor brenda ambienteve të Prokurorisë, Kledian Llaho i cili shërbente si prokuror, kanë detale detaje të reja mbi zënkën.
Sipas policisë Kledian Llaho me detyrë Prokuror në Vlorë, është goditur nga Viktor Sherifaj në ambientet e kësaj prokurorie.
Sherifaj e ka goditur me kokë Llahon i cili ka marrë demtime në hundë. Sipas informacioneve agresori kishte kërkuar që të fliste me prokurorin për një çështje gjyqësore por Llaho i kishte kërkuar që të dilte nga Prokuroria. Kaq ka mjaftuar që situata mes tyre të nxehet dhe Sherifaj të godiste prokuroin Llaho.
Policia ka arrestuar pas ngjarjes Viktor Sherifajn ndërsa prokuroi ka marrë mjekimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë dëshminë në polici.
Sipas të dhënave dyshohet se zënka ka erdhur për shkak të detyrës, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



