E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dha ofertën më të lartë, Paqsor Buzi merr 470 MLN nga KEESH
Lajme

Dha ofertën më të lartë, Paqsor Buzi merr 470 MLN nga KEESH

Paqsor Buzi vazhdon përsëri të marrë qetë-qetë llokma të mëdha tenderash nga pushteti i rilindur. I cilësuar si një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike, Buzi filloi të ishte disi më “paqsor” duke i lënë një farë kohe tenderat pasi i doli emri publikisht.

Megjithatë duket se nevoja për lekë qyl i ka ardhur përsëri dhe ka dalë nga “strofka”. Për këtë ka menduar Ergys Verdho i KESH, i cili i ka dhënë një tender të ri prej gati 470 milionë lekësh të vjetra me TVSH, ndonëse Paqsor Buzi ofroi vlerën më të lartë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-82751-10-09-2023 dhe me objekt “Ndërtimi i kanalit dhe i linjave të furnizimit 6kV nga N/St 35/6kV deri në Central FV kabllo të ri 6kV”. Fondi limit i parashikuar për këtë tender është vlerësuar në shifrën 40,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 480 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Duke parë dokumentat e kësaj procedure, mësohet se në të kanë marrë pjesë vetëm dy firma. Nga këto, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për “G.P.G Company” të Paqsor Buzit dhe “SMO VATAKSI” në pronësi të Xhevat Vataksi.

Ata kanë ofruar thuajse 40 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë se garuesi tjetër por përsëri janë shpallur fitues. Nga ana tjetër kjo vlerë rezulton të jetë sa 97.6% e fondit limit të tenderit. Kuptohet lehtësisht se kjo ëhstë thjesht qoka e radhës që Ergys Verdho i ka bërë Paqsor Buzit. Jepi Gysi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.