E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhe vjen një ditë që Altin Basha duhet dhe të hetohet…
Lajme

Dhe vjen një ditë që Altin Basha duhet dhe të hetohet…

Julian Deda: Drejtësia mos të mjaftohet vetëm me shkarkimin e Altin Bashës

Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor i Teatrit Kombëtar pas investigimit të emisionit “Piranjat”.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, Deda shkruan se tashmë pas shkarkimit duhet të nisë dhe hetimi ndaj Bashës. Aktori shprehet se posti si drejtor i Teatrit Kombëtar ishte dhe arsyeja që ndryshoi dhe qëndrimin e Altin Bashës për shembjen e teatrit.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar. Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Une shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta cojë punën deri në fund.”, shprehet aktori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.