Dhe “yjet” rrijnë e vështrojnë!
Kreu i qeverisë ka dhënë spektaklin e radhës dje, një spektakël vulgar dhe anakronik, sic di ta japë vetëm ai. Pavarësisht bilancit katastrofik të qeverisjes së vet, i cili na del e tepron, ai na ka shpalosur edhe njëherë një fakt të pamohueshëm për veten e tij: daljen nga binarët e logjikës dhe injorimin e cdo norme morale të komunikimit me publikun.
Duket se bullizmi është kthyer në një “institucion” në shoqerinë shqiptare: i veshur me kostum shtetëror bredh lart e poshtë sa në një skenë në tjetrën, hungërin e kërcënon në publik, denigron e bën pis jo vetëm ata që sulmon, por mbi të gjitha ata që i rrijnë pranë.
Është barrë e madhe morale ti rrish pranë e të shkosh prapa një “soji” të tillë! Ata që e mbajnë mbi supe këtë barrë, qofshin! Kandidatët e PS që mendojnë se përfitojnë nga fushata e marrë e denigrimit të rivaleve politikë që ka ndërmarrë shefi i tyre, duhet ta ulin kokën me turp. Të skuqen e të nxihen…
Ndërkohë përvec “rilindasve” të devotshëm që mesa duket nuk skuqen e nxihen, nuk mund të kalojë pa u vënë re edhe afrimi e vetëofrimi i disa “yjeve në ngjitje” që kanë vendosur me zgjedhjen e tyre të lirë të shkëqejnë në krah të hungëritesit të madh.
Dikujt nga ata, sic thotë populli, nuk u eshte dirsur akoma mustaqja… e të tjerë janë në moshë e cila ndoshta mund t’u kërruste disi trupin, por nuk duhet t’u “kërruste” logjikën e respektin për vehten.
E megjithatë ata kanë vendosur të “shkëlqejnë” pranë tij, duke i pastruar kështu fytyrën uzurpatorit të madh të institucioneve shqiptare.
Historia, me kokëfortësi na ka dëshmuar se nuk ka shkëlqim në krah të një abuzuesi pushteti, por ka vetëm shërbime që i bëhen atij.
“Yjet në ngjitje”, sado premtues e me dëshirë për ndryshim, nuk mund të shkëlqejnë gjatë pranë një modeli autokratik e bullist. Përkundrazi, ata vetëm i zgjasin jetën një pushteti të padrejtë, duke u kthyer shpejt në spektatorë të heshtur, që vetëm rrijnë e vështrojnë, pa mundesinë per të ndryshuar asgjë.
Duhet ta refuzojmë bullizmin e abuzimin pa hezitim, sa jemi akoma në kohë!
Ta bojkotojmë këtë njeri!
#unerefuzoj
#Stopbullizmit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




