E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna i humbi pa kthim qetësinë  dhe e nxori lakuriq Kryeministrin
OP-ED

Dhuna i humbi pa kthim qetësinë dhe e nxori lakuriq Kryeministrin

Naim Noka

Momentet më të këqija për Kryeministrin Edi Rama,duhet të kenë qenë dita e sotme. Si mjeshtër  i  propagandës ai ka  ditur me shumë zgjuarsi të dalë fitimtar edhe përballë  varfërimit ekstrem të popullit edhe përballë një opozite mëkatare dhe gjumashe madje arriti në kohë rekord të kontrollojë mediat,  duke krijuar një botë virtuale fasadash e reklamash gënjeshtare mjaftueshëm për ti hedhur hi syve të mijëra shqiptarëve. Mjeshtri  mashtroi popullin kaq bukur sa nuk e la të kuptonte çfarë qeverisjeje solli me tepsinë dhe garuzhden e tij personale . Protesta e Kalimashit  e nxori “Ramën  nudo”. Protesta ndezi opinionin publik dhe mediat sociale. Si asnjëherë në karrierën e tij e kanë target 24 orë . Rama për herë të parë shterroi nga demagogjitë , sajesat mediatike. Të gjithë,njerzit të lexuar ose jo  po thonë “shumë mirë e bënë, le të vazhdojë më tej.”

Mjaftojnë pamjet  e gjyqit të sotëm  në Tiranë kundër “23 armiqve” të oligarkëve dhe Rama jo vetëm nuk është më ai që ka qenë por nuk do jetë kurrë më i qetë në kolltukun që  e ka shumë të  vështirë ta leshojë . Qeverisja dhe populizmi i tij duket se u shkrinë si kripa në ujë, përballë varfërisë ekstreme të banorëve të Kukësit. Masivisht po krijohet bindja se pikërisht Rama është shkaktari kryesor i gjendjes së mjerueshme në të cilën gjenden shtresa të ndryshme të popullsisë.

Edi Rama mjeshter i përsosur  për të bërë edhe humoristin edhe gazetarin edhe Nolin edhe Konicën, i  mjaft të kaluonte çdo vështirësi . Por sot nuk  luan viktimën, nuk kërkon ndjesë, nuk kërkon falje, nuk tërhiqet. Dikush i ka kërkuar llogari dhe sigurisht ka humbur logjikën

Nuk ka lënë rol pa bërë duke  u shtirur herë si fshatar i Kukësit , herë lab herë si tirons e herë si kavajas mjaftonte që njerëzit mos kujtonin  300 mijë vende pune, shëndetësinë falas  etj. Ne fakt kush e njeh mirë ai vetëm ka bërë role, ka mashtruar, ka fituar kohë në kërkim të një roli tjetër me efikas se i pari. Tani edhe fanatikët që nuk kanë intersa direkte nuk besojnë më tek premtimet e Ramës. Teoria e tepsisë vetëm për vete i doli bumerang dhe fajin  nuk e largon dot  për dështimet  dhe gjendjen pa shpresë ku është katandisur vendi në 5 vitet e qeverisë së tij. Sot nga ekrani i vogël i ERTV ka kuptuar  një gjë kardinale se sado ti kontrollosh Sandrin, Vjollcën, Irfanin, Yllin dhe Tanin nuk kontrollon instagramin, feacebookun dhe “orën” e brendëshme të një populli që nuk ka të ardhme dhe është i pashpresë. Ka harruar se reklama dhe gënjeshtrat nuk ngopin stomakun e mijërave të punëve.

Pse u tremb nga  protestat në Kukës, Rama dhe pse u soll ndryshe.

U trondit nga  një diçka e madhe, ai e kuptoi se gjithçka arriti kulmin se njerëzit tashmë fajësojnë dhe bejne përgjegjës Edi Ramën.

Oligarkët dhe interesat që vetëm ai i di  e tmeruan po të dorëzohej para disa “fakirëve dhe varfanjakëve”, të cilët për të janë askush, përballë pushtetit  të tij, që është gjithçka. Dhuna policore dhe gjykata për turpin e sajë në vitin 2018 nuk ka vetting që ja heq njollën e “23 të mjerëve”. Për turpin e shërbëtorëve të prokurorisë dhe gjykatës sot 11 fakirë do struken të vrerosur në qelitë e ftohta. Kryeministri shkoi shumë  larg, urdhëroi dhunë, prandaj ai nuk mund te jetë si më parë. Fakirët që la në burg e nxorën manipulator, hakmarrës, të egër, të pashpirt skuth i oligarkëve . Ndoshta do të jepte milionat, vetëm ta kishte kaluar këtë radhë skërmitjen dhe përcmimin e një pjesë të madhe të socialistëve ndaj veprimeve të tij ditën e dhunës së heshtur policore në Tiranë.

I kishte menduar lehtë  biznesmenët, koncesionarët, klientët, te cilët e ndihmuan dhe i dhanë pushtet por tani vonë ka kuptuar se nuk qenka kaq e lehtë të dalësh nga sistemi i tmerrshëm i interesave  të tyre. Me një opozitë të mefshtë, mëkatare dhe pa kredo morale ai të paktën edhe 3 vite e besonte veten të  paprekshëm. Por nga dita e sotme ai nuk do të jetë më i qetë.

Mola e dhunës  mbi njerëz të këputur i ka hyrë në zyrë, në makinë , në kamerat e ERTV madje edhe në Surrel. Dhuna i plasi si shishe molotovi duke I djegur një dyzynë me maska. Fati i tij politik i ngjan faqes së parë të një gazete kulturore diku para viteve 2000 kur Andi Bejtja si Kryeredaktor  e la me faqosësin në zyrën e gazetës  në mirëbesim dhe i tha , korrektoje pak shkrimin tënd se unë po dal në bar me Dor Kekon të pimë nga një gotë. Rama e korrektoi shkrimin më pas i kerkoi faqosësit të hiqe  nga kopertina materialin që kishte planifikuar Bejtja dhe vuri veten në faqe të parë..të gazetës. Ndoshta në ditët në vijim do ta ulë  taksën duke ua hedhur Kastratit dhe Salillarit apo oligarkëve nga dëshira për pushtet, por nga sot Rama nuk do të jetë më kurrë i qetë si më parë. Pushteti po i shkërmoqet me shpejt sa e kishte  menduar. Dhuna sot i hoqi dhe maskën e vetme që e bënte superior në raport me Berishën. Dhuna sot e nxori lakuriq apo cullak para Kukësit dhe gjithë Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.