E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunimi i gazetarit të “News 24”, reagon Meta: E rëndë, të ndëshkohen autorët
Politikë

Dhunimi i gazetarit të “News 24”, reagon Meta: E rëndë, të ndëshkohen autorët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunimit të gazetarit të “News 24”, Enver Doçi, duke e cilësuar një akt të rëndë.

Më tej, Meta ka apeluar për zbardhje e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve, duke theksuar se liria e medias “është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.   

 

 

meta1

Reagimi i Presidentit Meta:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.

Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.