E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunoi mësuesin pasi i ngacmoi seksualisht motrën, lirohet nga burgu 29-vjeçari në Tepelenë
Lajme

Dhunoi mësuesin pasi i ngacmoi seksualisht motrën, lirohet nga burgu 29-vjeçari në Tepelenë

Albi Gumeni, 29-vjeçari, i cili dhunoi mësuesin Kleanth Laçi në Tepelenë, është liruar ditën e sotme nga ambientet e komisariatit. Ai u vetëdorëzua vetëm para dy ditësh, duke pranuar dhunimin e 59-vjeçarit dhe deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte se mësuesi i fizkulturës i kishte ngacmuar seksualisht motrën 13-vjeçare.

Pas kësaj dëshmie të tij, policia ka arrestuar menjëherë mësuesin e shkollës 9-vjeçare dhe ka nisur procedimet penale kundër tij, duke e akuzuar 59-vjeçarin për ngacmim seksual ndaj të miturve dhe deklarim të rremë. Mbajtja e Gumenit në dhomat e izolimit në komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orëve.

Kjo ka ndodhur për shkak se prokuroria e Gjirokastrës e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në komisariat pas rrahjes së mësuesit nga ai dhe dy persona të tjerë. Mësohet se lirimi i të riut nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli.

Ajo e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Gumenit, pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanth Laçi. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë. 29-vjeçari pritet të vijojë bashkëpunimin me policinë për zbardhjen e plotë të veprimit kriminal të mësuesit ndaj motrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.