E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dialesh…
OP-ED

Dialesh…

Sa më shumë flitet për dialog e tryeza politike partish, aq më shumë më forcohet bindja se fillimi i zgjidhjes së krizës ka vetëm një emër: Zgjedhje të Menjëhershme Parlamentare.

Në fillim duhet Parlamenti pluralist, pastaj dialogu për reforma. Në çastin që jemi, vendi nuk ka zyrtarisht pluralizëm politik në vendim-marrje.

Pra, mund të bëhen tryeza dialogu e nënshkruhen edhe marrëveshje, por nuk bëhen dot ligje nga një parlament pluralist.

Pra, detyra e parë është rikthimi i parlamentit pluralist. Pastaj të fillojmë reformat për demokratizimin e politikës. Pastaj marrin kuptim zgjedhjet vendore dhe çdo zgjedhje tjetër sepse bëhen me rregulla e me garë.

Kush mendon për Shqipërinë më shumë se për partinë, ka vetëm këtë radhë për të ndjekur.

Për kaq zgjidhje e përsëris: nuk ka nevojë as për tryeza e as për show me dialogje. Mjafton që Kryeministri të çojë vendin në zgjedhje polititike parlamentare, siç ja jep Kushtetuta këtë të drejtë në nenin 104 .

Nëse Ai shqetësohet për A,B,C e demokracisë, parlamentin pluralist, duhet të çojë vendin në zgjedhje.

Nëse nuk e bën, nuk ka realisht asnjë lidhje me sistemin demokratik dhe shoqëria është realisht në risk të lartë. Pa sistem drejtësie dhe pa Parlament pluralist qeveria vetëm sundon. (Ndaj dhe bën këto që bën).

Ky dialogu që po përflitet, për të bindur opozitën të hyjë formalisht në zgjedhje, quhet thjesht dia-lesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.