E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diellë- kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Sot

Diellë- kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

A di gjë kjo diella për zullumet e kryediellit babait, burrit, gjyshit, e shokut të saj, shpikësit bojaxhi ende KM

Për Air Albania me miliona euro zhvatje e falimentimit
Për Porto Romano e falur burrit italian në hetim
Për inceneratorët e rinj
Për agregatët që.rrufisin 100 mijë euro në ditë.
Për Llogara tunelin, aeroportin e Vlorës e miliarda tener rrugësh nga duart e Belës?! Se publike janë?!
Po për parqet voltaike e të erës nga hiset e Belës di gjë diell-kryedielli?!
Për AKSHi( nëna krijuese) që përlan qindra milionë euro e ku janë përfshirë familjarët e KM, kryediellit
Për motër Belindën e vëlla Taulantit në ziafetet e tyre të zeza?!
Për vëlla Erionin në burg e qindra milionë eurot publike të Bashkisë ?!
Për vëlla Beqen edhe pak hi tech por në qeli
Për kushërinjtë Lefterin, Alqin, Tahirin, me histori burgjesh
Për vëllain artificial ish drejtor të prokurimeve jonaid Myzyrin tashmë të pandehur nga SPAK
Për familjarët Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafa, Nikon kryekuvendar me kujtime nga inceneratori. Për motrat Elisë Mamica, Oltë strategjikja dhe Klotildë dëshmitarja. Të.gjitha janë me duar në diell të padjegura.
Po për Olsi vëllain, nënë Lindën e shok Grekun, apo bijë Rean ke dëgjuar gjë.andej nga Eco Park dhe AkSH dhe nëpër ofshor. ?! Andej duhet të bësh ndonjë tel kushërinjve iranianë mbase! E dinë ata si bëhet lakuriq sistemi. Po për marrëveshjen e detit ca miliardë euroshe do kalojë nëpër “diell-kryediell”?
Për dosjen 41 në ministrinë e jashtme?!
Po për vëlla Aleksin e miliardat e tij të përfshira edhe në Shqipëri?!
Po për vëlla Charles me shokët e tyre rusë e kinezë gjobvëniet, koncensionet e tyre në pasuritë natyrore?!
Po për tufat e qokave ndaj Tony Blair, Dalema, Fabrizio Lisit të Ndrangheta, apo Florianit të “Sinaloa” ?!
Për lejet e investime strategjike të trafikantëve të kokainës ?!
Po për Thethin e Valbonën për shembjet, hapjen e tokave të lira, për shokët e dhëndërrit?!
Për qindra leje ndërtimi e pafundësi parash publike të zgrapur nga lejedhënësit bashkiakë e kryeqeveritarë?!
Po për marrëveshjet miliardëshe me Melonin që e ka shkërmoqur drejtësia italiane?!
Po për fondet e BE, ca qindra milionë euro që i krehu Krifca e bujqësisë për vila e dasma shokësh të partisë ?!
Po për qindra milionë të drejtësisë para të BE dhe SHBA në Tiranë, ku pastruar mbylljes së USAID po hetohen nga Uashingtoni?!
Po për pronat e ushtrisë kafshuar nga shoqnia e Ramës me symbylljen e firmosjen e Bajramit të Presidencës
Po për tenderat sekretë më të shumtët në numër, qindramilionë euro, të shpërndara me porosi të kryediellit, kush do i thotë ndonjë llaf diellës fukareshë.
Për Bajrët, Suelin, Çyrben, Shegën, Çopjan, Klajdin, Nuredinin, tender-marrës bandash kush do e pjerdhë “diellën” me yshtje të kryediellit.?!
Po me “prokurimet” për Tiranën, andej nga DEA, DIA, DASH, Eurojust, sky-enchro, do lëçisë ndonjë germë për publikun e hallakatura diella..?!
Duket se “Diella” dhe “Kryedielli” çifti artificial me shumë fëmijë natyralë, nuk do të jenë bashkë, derisa “vdekja” artificiale t’i ndajë…
Derisa zjarri nga Nepali të lajmërojë diell-kryediellin nga Surreli se lidhja është ndërprerë, dikush ka futur gishtat në prizë..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.