Dil nga skena, Rama!
Ti nuk ke kartën morale për t’iu drejtuar popullit tënd.
Edhe e vërteta më e madhe, po të dalë nga goja jote, zhvlerësohet dhe tkurret në mendjen e çdo shqiptari si një e pavërtetë .
Dil nga skena dhe merr atë kllounin e oborrit dhe shko për xhirime.
” I love Surrel” titulloje filmin e dytë.
Dil nga skena dhe rolin kryesor dorëzoje tek një mjek!
Veshët tanë duan të dëgjojnë vetëm këshillat dhe udhëzimet e mjekut dhe jo dërdëllitjet e tua delirante që në pikë të mëngjesit.
Dil nga skena dhe dorëzoje pushtetin tek mjekët.
Fjala jote, prania jote dhe imazhi yt infektojnë deri në palcë shpirtin e çdo shqiptari.
Post Scriptum- Shqiptarët i binden vetëm mjekut dhe jo një deliranti, që është gabimisht kryemimistër.
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



