E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dinjiteti i një vajze nuk është daullja e një djali Roza Lati
Lajme

Dinjiteti i një vajze nuk është daullja e një djali Roza Lati

 

Nuk është pamje e shkëputur nga një film me pullë të kuqe. Nuk është pamje e shkëputur nga një dhomë hoteli. Është pamje e shkëputur nga emisioni ” Why not” në televizionin ” Ora News” ku dinjitetit i një vajze trajtohet si daullja e një djali.

Me pak fjalë, një djalë dëgjon një melodi të luajtur nga orkestra e emisionit dhe duhet ta riprodhojë këtë melodi në vithet e dy vajzave që gjenden pranë tij. E gjithë kjo lojë sipas moderatores quhet ” Tarabyça”.

Nga ekrani dëgjohet zhurma që prodhohet nga shuplaka e djalit që i ngjitet vitheve të vajzave. Kjo zhurmë shoqërohet edhe nga e qeshura e moderatores Roza Lati teksa e ndjek këtē proces dhe i gjithë ky proces përligj përdorimin publik të vajzave si objekte seksuale dhe e redukton një vajzë në daullen e një djali.

Një vajzë nuk është objekt seksual. Një vajzë është një qënie, një shpirt, një fat dhe është e dënueshme që ta përdorësh si objekt seksual në një shfaqje televizive.

Dikush mund të thotë se ato vajza e kanë pranuar vetë atë rol. Krejt në rregull, por përtej kapacitetit të ulët intelektual të vajzave, ka edhe një bord që miraton formatet televizive në çdo televizion, i cili nuk duhej kurrsesi të miratonte këtë shfaqje poshtëruese ku thyhet çdo kod etik dhe poshtërohet në thelb figura e vajzës shqiptare.

Çfarë mesazhi i jepet publikut shqiptar përmes kësaj pamjeje?! A mund të ma thotë kush?!

Kjo pamje nuk shpreh lirinë e vajzave shqiptare. Kjo pamje shpreh poshtërimin e tyre, pasi liria është e barabartë me dinjitetin dhe pa dinjitet nuk mund të ketë liri.

Kjo pamje shpreh vetëm kalbëzimin sistematik të hapësirave televizive të cilat poshtërimin e një vajze duan të na e servirin si lirinë e kësaj të fundit.

Jam tejet kureshtare të di nëse ithtaret e të drejtave të grave do të thonë ndonjë fjalë ose jo. Flas për ithtaret që miratuan zhveshjen e një vajze lakuriq në mes të Tiranës si akt rebelimi për dhunën ndaj gruas.

Post Scriptum- Poshtërimi i vajzave dhe dhunimi i të drejtave të tyre tashmë është kthyer në format televiziv dhe ngjitet në ekran duke u servirur si normalitet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.