E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disa të vdekur në Malin e Zi nga konflikti në një taverrnë
Lajme

Disa të vdekur në Malin e Zi nga konflikti në një taverrnë

Disa persona kanë vdekur në Cetinje të Malit të Zi nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë, konfirmuan për “Vijesta” nga disa burime jozyrtare.

Sipas të njëjtave informata, policia është në kërkim të autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve të “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë, një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur pasdite në qytetin e Bajices në një tavernë ku një person tashmë identifikuar u ka marrë jetën disa personave me përdorimin e armëve të zjarrit.

Mësohet se fillimisht ka ndodhur një përleshje në një lokal në periferi të Cetinjes, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.