E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e 14-të e  luftës në Ukrainë!
Lajme

Dita e 14-të e luftës në Ukrainë!

Media ndërkombëtare BBC ka bërë një përmbledhje e ditës së 14-të të luftimeve në Ukrainë që nga bombardimi i spitalit të fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol deri te ikja drejt luftës në Ukrainë e ushtarëve britanikë.

Ja zhvillimet kryesore: 

-Spital për fëmijë dhe materniteti në qytetin  juglindor të Ukrainës, Mariupol u sulmua nga avionët rusë; të paktën 17 mbetën të plagosur.

-Banorët e qytetit nuk kanë akses në ushqim, ujë, energji elektrike dhe gaz. Janë hapur varreza masive për të vdekurit.

-Bombardimi i spitalit është dënuar fort nga shumë vende, përfshirë Kombet e Bashkuara, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Vatikanin, dhe Shqipërinë.

-Në një konferencë të përbashkët për mediat, ministrat e jashtëm të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nuk kanë pranuar sërish për të krijuar një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë  thënë se “qëllimi kryesor është t’i jepet fund luftës dhe jo ta zgjerojnë atë”.

-Më shumë se 500 ukrainas kanë vdekur dhe mbi 900 janë plagosur, sipas vlerësimeve të fundit nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

-SHBA-ja ka refuzuar propozimin e Polonisë për të transferuar avionët e saj luftarakë në Ukrainë përmes një baze ajrore amerikane në Evropë, duke e cilësuar atë si me “rrezik të lartë”.

-Ushtria britanike thotë se një numër i vogël i ushtarëve të saj nuk i janë bindur urdhrave dhe kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.