E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i JOZEFINA TOPALLIT merr postin e AUDITUESIT TË LARTË në KLSH
Publik News

Djali i JOZEFINA TOPALLIT merr postin e AUDITUESIT TË LARTË në KLSH

Genar Topalli, djali i vetëm i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli ka marrë një pozicion të rëndësishëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Genari është emëruar Auditues i Lartë në Departamentin e Auditimit në KLSH.

Ndërkaq vetë KLSH është detyruar të sqarojë procedurën teksa thotë se në fazën me shkrim janë kualifikuar 2 persona, konkretisht Genar Topalli dhe Evisa Didati por mesa duket kjo e fundit është skualifikuar.

Sipas KLSH, Genar Topalli, intervistën me gojë, për shkak të karantinimit e ka realizuar me ‘video call’.

“Më datë 12.03.2020 u publikua në web: Njoftimi për rezultatet e testimit me shkrim, dhe për fazën e intervistës me gojë u kualifikua z.Genar Topalli. Nuk pati ankesa. Intervista me gojë u caktua te zhvillohej më datë 17.03.2020, por për shkak të karantinimit për COVID-19, intervista me goje u shty dhe u zhvillua me videocall, më datë 26.03.2020 nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit i përbërë nga :

1.Lindita Milo

2.Edlira Sako

3.Qeram Cibaku

4.Sali Agaj (ekspert i jashtëm)

5.Xhovan Domi (ekspert i jashtëm)

4. Më datë 26.03.2020, Komisioni i Përhershëm i Pranimit pas vlerësimit të rezultateve të testimit me shkrim dhe intervistës me gojë shpalli fitues z.Genar Topalli me 75 pikë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.