E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DJEMTË E LAGJEVE, janë në protestë, politika e OJQ të hapin krahun
Publik News

DJEMTË E LAGJEVE, janë në protestë, politika e OJQ të hapin krahun

 

Pas doreheqjes se ministrit te brendshem Ilva Tare pyeste gazetarin e terrenit (ai ndodhej prane ures ne Bllok) se çfare kerkojne tani protestuesit. Gazetarja ne studio pyeste me qellim per te kuptuar a ju kishte shkuar lajmi i doreheqjes protestuesve. Ne te njejten kohe çudia e saj me pershkallezimin e protestes tregon se shume nga ne i kane bere llogarite gabim kete here.

Me heret e ne vazhdim ndoqa me vemendje protesten dhe fokusi ishte padiskutim tek sjellja (taktikat) e paparashikuar e protestuesve si per policine ashtu edhe per ne si spektatore.

Qe nga shperndarja qe bene ne qytet, menyra si e treguan revolten e tyre dhe dhuna ndaj objekteve, me beri te shtangem. Nuk u shtanga nga dhuna se ajo ishte minimumi i shprehjes se zemerimit por kishte diçka qe nuk i ngjante me protestave te shoqerise civile+forumeve partiake.

Qytetin e moren djemte e lagjeve! Me ne fund.

Nuk kam asgje kunder tyre, madje ruaj respektin me te madh edhe pse si njoh nga afer. Nuk guxoj kurre qe nga kolltuku i rehatshem i shtepise time ti gjykoj me epitete sic bene shume te nxituar e mendjelehte verdalle.

Po mundohem ti kuptoj, ta shoh nga syte e tyre.

Jane nje brez i ri, i lene ne qoshe te lagjeve. Kane krijuar fraksionet e tyre prej kohesh por ne ketu ‘siper’ nuk i dime e nuk i njohim si funksionojne. Nuk ja u dime endrrat, planet, qellimet. Mjaftohemi duke thene qe ‘duan ti arrijne gjerat lehte’

Veç te gjitha problemeve qe i shoqeron ne rritjen e tyre, keta djem po rriten ne nje mungese ekuilibri social.

Ajo qe dua te theksoj eshte se disa nga keta djem kane perjetuar eksperienca te hidhura me policine qe ne adoleshence. Jo gjithmone per fajin e tyre.

Ne te kaluaren, shume prej tyre jane shoqeruar per verifikime ne komisariate mqs nuk kishin karte identiteti me vete. Jane dhunuar kot nga police qe ndjehen superior pa asnje te drejte. Jane diskriminuar nga policia qe duhet ti beje te ndjehen te sigurte. Dikush tjeter prsh eshte shoqeruar se eshte kapur me ndonje cigare hashash qe e pinte tek cepi lagjes. Ndonje tjeter pas ndonje sherri ne lagje ose shkolle. Ka patur raste qe nga dhuna e policeve kane humbur edhe jeten brenda rajonit.

Ne thelb keta djem jane rritur me urrejtje ndaj policise. Dhe nuk kane faj.

Ata nuk jane kriminele por jane trajtuar si te tille ndersa kane pare kriminelet te largohen ne paqe nga skenat e krimit. Ama nuk jane as pa precedente. Precedentet e tyre me se shumti jane rebelimet ndaj shtypjes.

Ata kane vuajtur mbi kurriz paaftesine e policise shqiptare, e cila duhet te na mbroje edhe nga vetja e saj.

Ata jane pra ‘djemte e lagjeve’ qe ne nje shoqeri te pa drejte si e jona mbeten te paperfaqesuar, te gjykuar keq dhe paragjykuar si djemte e keqinj.

Madje ja u kemi bere ne ta besojne se ata jane djem te keqinj.

Ama jane po keta djem qe fjala bie, nje vajze te lagjes do e mbronin me trup nese dikush do e kercenonte. Jane keta djem qe mes tyre flasin per sedren dhe e kane te shenjte ndersa ju duhet te konfirmojne ‘suksesin’ perballe tre grupeve. Djemve qe mesojne ne shkolle e jane punetore, djemve qe shiten si militante dhe nuk i njohin konceptet e ‘sedres’ ose atij qe quhet dinjitet dhe djemve kriminele te vertete. Keta djem kane kaq shume guxim.

Ketyre djemve ju eshte vrare nje shok. Nje djale i mire qe kohen me te madhe e kalonte ne lagje.

Tani ata e kane çeshtje personale me policine.

Mbase Ilva dhe disa mjeshtra debati ende nuk e kane kuptuar cfare po ndodh. (Mbase edhe sepse nuk e kane konsideruar kurre ekzistencen e tyre)

Une arrita te pyes nje prej tyre. Kjo eshte nje pjese e bisedes.

-Dolet ne proteste?

-Po.

-Po kush ju organizoi?

-Asnje.

-Po pse dolet?

-Pse ste duket se duhet me dal?

-Po mqs skeni dale ndonjehere, ndaj pyes?

-Se gjithmone kane dale per politike, kete here eshte ndryshe.

Shoqeria civile, me gjithe respektin, duhet te hape pak krahun tani ose minimumi ti mbeshtese pa protagonizem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.