E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djurovic i ONE i shet numrat e shqiptarëve Lorent Gordit të IQOS
Lajme

Djurovic i ONE i shet numrat e shqiptarëve Lorent Gordit të IQOS

Përpos pangopshmërisë me abuzime, zhvatje e mashtrime që aplikon me anë të ofertave të rreme, kontratave e pagesave, së fundmi ONE ka nisur të aplikojë një metodë të re si të bëjë para me të dhënat e shqiptarëve, duke shitur kontaktet e klientëve të tyre tek tek biznesmenët e cigareve elektronike.

Një qytetare thotë se IQOS Albania i ka dërguar mesazh për cigaren më të fundit elektronike që ata kanë hedhur në treg. Pra e thënë shkurt CEO i ONE Brano Djurovic ka bërë “deal” me Lorent Gordin e IQOS, teksa njëri përfiton nga shitja e numrave dhe tjetri nga shitja e cigareve elektronike në një kontratë “win-win”.

Dhe duke ditur dëmet shëndetësore që kjo cigare gjerërisht e marketuar shkakton në organet e trupit, qytetarja kërkon llogari se si është e mundur që ONE shpërndan kontaktet në kompani të tilla që kanë për qëllim shkatërrimin e shëndetit të shqiptarëve. Ajo ka qenë një ndër numrat e përzgjedhur si kliente potenciale që mund ta blejë cigaren elektronike, dhe kontakti i saj i është shitur IQOS nga ONE.

Vlen të thuhet se me numër ONE janë të pajisur edhe të mitur e nxënës shkollash, grupmosha ideale e më e brishtë ndaj marketingut që bie pre e këtij produkti shkatërrues.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, a eshte normale qe One te jape nr. e tel nje IQOS Albania dhe te na dergoje ne sms?! Kjo eshte absurde, aq me pak per nje cigare!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.