Do bëhej investitor strategjik? Babai i Naim Murselit: Ka takuar Edi Ramën
Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes Liridona (Ademaj) Murseli, thotë se djali i tij ka punuar që 14-vjeç.
Shaban Murseli thotë se kjo është arsyeja pse ai kishte shumë para dhe biznese. Madje ai ka thënë se Naimi vinte në Tiranë dhe takohej me lidera e biznesmenë, pasi donte të bëhej investitor strategjik.
Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare. Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.
Naim Murseli ka qenë më parë ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Ai thuhet se ka një kompani sigurimesh në Suedi dhe ka punuar me kompani të ndryshme reklamash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



