E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do ketë Kuvend në muajin mars”- Deputeti i PD flet pas pezullimit: Strukturë anti-statutore
Lajme

“Do ketë Kuvend në muajin mars”- Deputeti i PD flet pas pezullimit: Strukturë anti-statutore

Vendimin për pezullimin nga Partia Demokratike, deputeti Tritan Shehu e ka quajtur anti-statuor. Shehu deklaroi në Euronews se aktualisht nuk ka një vendim nga kryesia e partisë, pasi të tilla struktura nuk ekzistojnë.

“Nuk ka Këshill Kombëtar, ka Kuvend Kombëtar dhe Komisioni i Rithemelimit. Do të ketë një Kuvend në muajin mars. Ka vetëm dy institucione PD në këto momente”, u shpreh ai.

Deputeti nënvizoi se do të shkojnë në mjediset e PD-së, pasi ajo është një seli e demokratëve.

“Unë mendoj që do shkojmë dhe ajo godinë do u jepet demokratëve dhe do jetë e hapur për të gjithë”, tha ai. Shehu tha se do të përdoren të gjithë mjetet demokratike që të realizohet qëllimi.

“Do të ketë shumë shpejt zhvillime, ndoshta çështje ditësh”, tha deputeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.