E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do rrisë përsëri tarifat e pastrimit “, Tabaku: Rama dogji ligjet e Kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro Mërtirit e mafies së inceneratorëve
Publik News

“Do rrisë përsëri tarifat e pastrimit “, Tabaku: Rama dogji ligjet e Kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro Mërtirit e mafies së inceneratorëve

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, denoncon në faqen e saj të “facebook” se “Rama dogji ligjet dhe Kushtetutën, duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 milionë euro Mirel Mërtirit dhe mafies së inceneratorëve”.

Në postimin e saj, deputetja Tabaku komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të bëra një ditë më parë, ku tha se do të rrisë tarifat e pastrimit. Sipas deputetes, kjo është kapja e shtetit.

Postimi i plotë:

🛑Një  kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti.

📍U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.

Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve.

❌Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.

🕵Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh.

Kjo është kapja e shtetit!

#taskat #tirana #albania #shqiperia #tarifatvendore #inceneratoret #kapjashtetit #Transparencyinternation #korrupsioni #buxhetishtetit #durres #kavaja #fieri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.