Doktor Berisha : NOW or NEVER!
● “namikdoklet” A.Shehaj, E.Harxhi dhe F.Kadilli e bënë të ligjshëm dhe të moralshëm këtë proçes. ( Në prill ’91 Namik Dokle doli “përballë” Ramiz Alisë, si kandidat për president, për ta bërë të ligjshëm e normal atë proçes).
a. Besoj që, që të tre e dinin peshën specifike në lojë. Përveç A.Shehajt, që bëri goxha marketing , i cili do ti shërbejë në karierën në vijim, dy të tjerët mbeten kontorno bajate e lojës.
b. Asnjëri prej tyre ( përfshi edhe Lulin ) nuk paraqiti ndonjë platformë afatshkurtër dhe afatgjatë se si të përballohej humbja e 25 prillit, si do sillet PD me Parlamentin dhe Qeverinë e re, me popullin dhe kanceleritë, si do fitohen zgjedhjet lokale, ato politike dhe si do ristrukturohet dhe drejtohet Partia Demokratike në 4 muaj, 2 dhe 4 vitet e ardhshme. E gjithë fushata u përqëndrua te “burri i mirë”. Por “burrë i mirë” për demokratët është Luli. Të tjerët, normalisht, janë të paprovuar.
● Sali Berisha është dëm i madh sot për PD – në. Me teorinë e karrotës dhe gomarit, ushqen me lugë boshe mijra demokratë, që presin të mpirë skutave rikthimin e tij. ” Ja! Tani kthehet doktori!” – ngjallen pas çdo humbjeje, kur doktori lëshon ndonjë metaforë në emisione. …
“NEVER SAY NEVER” – ka thënë këtë herë Saliu.
Doktor: NOW or NEVER! O dil o ik!! Se po vret edhe më të fundit rregëtimë opozitare me anestezinë tënde! QË PREJ 8 VJETËSH!!
■ HABEMUS PAPAM!!
Kaq qesharake qe sot hareja prej ” befasisë” së fitores së Bashës!
Në asnjë rrethanë atij nuk i kërcënohej këtë herë posti. Atëhere pse u përdorën metoda staliniste të përjashtimit të kandidatëve ( I. Elezit ) nga gara, apo filtrimi i votuesve që kanë bërë like e komente në facebook për kandidatë jashtë PD?
Sepse, që nga marrja e postit, në 2013, kryetari i PD nuk ka patur kurrë qëllim fuqizimin e partisë ( pa çuar ndërmend… DEMOKRATIZIMIN dhe HAPJEN e saj) por thjesht marrjen e kontrollit absolut mbi të dhe ushtrimin e këtij kontrolli.
Në kushtet e një kolonie, siç është Shqipëria, roli i Lulit është të mpijë çdo kërcënim ndaj pushtetit duke mbajtur ndërkohë fasadën pluraliste dhe demokratike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



