E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doktori  i shkruan Ramës: Rilindje e fallsitet, mos e tallni më këtë popull
Publik News

Doktori i shkruan Ramës: Rilindje e fallsitet, mos e tallni më këtë popull

Dr. Petrit Vargu

Doktori i njohur Petrit Vargu, i ka bërë 15 pyetje publike kryeministrit Edi Rama, duke e “nxitur” t’i thotë të vërtetën shqiptarëve.

Doktor Vargu e pyet Ramën për tamponët që ka shteti në dispozicion, shtretërit, respiratorët dhe a do punohet për ekonominë e shëndetësinë?

“Boll me rilindje, boll me falsitete, mos e tallni më këtë popull”, shkruan Petrit Vargu.

Postimi i plotë

I nderuar Z.kryeminister!

Quhem Petrit Vargu. Nese nuk gaboj me njeh. Me lejo t’ju pyes, qe ne kete hall te madh qe i ka rene gjithe botes, perse nuk i tregoni popullit te verteten. Ose te pakten ate qe mendohet si e vertete.

1) Sa tampone ka shteti qe une i paguaj taksa gjithe jeten

2) Sa ka paguar qeveria ime?

3) Sa respiratore punojne dhe sa jane disponibel per popullin?

4) Sa shtreter jane ne dispozicion nga spitalet shteterore.?

5) Pse nuk punohet me projeksione ne Shqiperi?

6) Si do te besh me shtresen e popullsise qe kinezet e quajne A,B,C,D?

7) Si ka mundesi qe virusi eshte perhapur vetem ne 7 rrethe?

8) Pse nuk ben depistime ne rrethet qe sipas jush jane te paprekura?

9) Cfare thote profesorati qe keni afruar per kete problem?

10) Duke qene se kjo rruge eshte afatgjate,a duhet te punohet me projeksione per rajone te vecanta ,per ekonomine,shendetesine ,arsimin,kulturen?

11) Kenget dhe defrimi qe na ofroni na ben qe te kemi moralin lart ose ulet ,por nuk na zgjidh problemin qe kemi.

12) Ne keto ore duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash ,apo histori te tjera politike me integrime apo jo.

13) Sa mendoni ju dhe taskforca qe do te zgjase kjo lufte?

14) Sa eshte shuma e lekeve qe eshte llogaritur per kete lufte?

15) E vetmja menyre ne situata te tilla eshte qe te behet nje qeveri me baze te gjere me njerez te dijshem. Boll me rilindjen! Boll me fallsitete! Mos e tallni kete popull!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.