E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në Florida për të mbajtur fjalim!
Lajme

Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në Florida për të mbajtur fjalim!

Krah tij Elon Musk dhe Robert F Kennedy Jr


Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në West Palm Beach, Florida, ku do të mbajë një fjalim.

Ndërkohë përgatitjet e skenës ku do të ngjitet ish-Presidenti kanë filluar.

Midis atyre që ndodhen në dhomë janë Elon Musk, i cili ka bërë fushatë të madhe për Trump, si dhe aleatët politikë Robert F Kennedy Jr dhe Tulsi Gabbard.

Mbështetësit e Trump, ndoshta presidenti i ardhshëm i 47-të i SHBA, kanë filluar gjithashtu të mblidhen jashtë, me shpresën për të kapur një pamje të autokolonës së Trump ndërsa ai hyn.

Trump Nervous

Ish-presidenti Donald Trump parashikohet të kape 302 vota elektorale, sipas New York Times, teksa është shumë pranë fitores për të marrë një mandat të dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në projeksionet e fundit, para zyrtarizimit të rezultatit NYT parashikon se ka 95% shanse për një fitore të Donald Trump.

Ndërkohë që po fiton dhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Ai tani është tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës.

Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.