E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Dorë e njëjtë që vrau Gilmando Danin tentoi atentatin në Prishtinë’
Lajme

‘Dorë e njëjtë që vrau Gilmando Danin tentoi atentatin në Prishtinë’

Artan Hoxha zbulon planin e bujshëm jashtë Shqipërisë

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të forta lidhur me atentatin ndaj Gilmando Danit, duke deklaruar se ai u ekzekutua nga një skuadër e specializuar vrasësish. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për të njëjtën dorë që ka kryer edhe ekzekutimin e Brilant Martinajt, ndërsa skuadra ka tentuar të realizojë skema të ngjashme edhe në Kosovë, por pa sukses.

“Njësoj si në Rinas, ata ishin duke pritur një objektiv që po zbriste nga avioni, por ky person u mor nga një politikan kosovar me mjete të blinduara, dhe sulmi nuk u realizua,” tha Hoxha.

Gazetari theksoi se skuadra ka qenë shumë e organizuar dhe e aftë të operojë jashtë territorit të Shqipërisë, duke mos u shqetësuar aspak për praninë e policisë apo shërbimeve të sigurisë. “Një tentativë e tillë u realizua në aeroportin e Adem Jasharit në Prishtinë. Ata po vepronin jashtë vendit dhe nuk e morën parasysh sa policë kishte aty, sa oficerë të policisë ushtarake apo të aeroportit. Për ta, kjo nuk ka qenë një pengesë,” shtoi Hoxha.

Ai përshkroi gjithashtu funksionimin e skuadrës si shumë të strukturuar dhe të aftë për të ekzekutuar objektivat e saj, duke vepruar në mënyrë të shpejtë dhe precize. Sipas tij, kjo skuadër nuk lë gjurmë dhe është mjaft efektive në operacionet e saj, duke përdorur armatim dhe strategji të sofistikuara për të kryer atentatet e porositura.

“Skuadra ka një plan të qartë dhe nuk tërhiqet pa kryer porosinë e marrë nga komisioni drejtues kriminal. Ata operojnë me një disiplinë të lartë dhe koordinim të ngushtë, duke siguruar që objektivat të ekzekutohen me sukses,” tha Hoxha në një emision.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.