E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punësimi i Muçi Shaljanit, gjykata merr vendimin për ish-zyrtarët e AMP
Lajme

Punësimi i Muçi Shaljanit, gjykata merr vendimin për ish-zyrtarët e AMP

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të cilët u gjetën fajtorë për shpërdorim detyre.

Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy janë dënuar fillimisht me nga 9 muaj burg. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit është ulur me një të tretën, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie për secilin.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e zëvendësuar atë me 1 vit shërbim prove, çka do të thotë se ish-zyrtarët nuk do të vuajnë dënimin në qeli, për sa kohë respektojnë kushtet e vendosura.

Hetimi ndaj tyre nisi pas dyshimeve se nuk kishin zbatuar procedurat ligjore gjatë procesit të punësimit në AMP të Muqi Shaljanit. Ky i fundit humbi jetën disa ditë pas një atentati të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në zonën e Rinasit.

Në të njëjtën ngjarje të rëndë mbeti i vrarë edhe Gilmando Dani, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.