E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëzohet Cristiano Ronaldo: Nuk kam kohë të bëj fëmijë tjetër
Sport

Dorëzohet Cristiano Ronaldo: Nuk kam kohë të bëj fëmijë tjetër

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë ndër top personazhet në mediat ndërkombëtare!

Përveç performancës në fushën e gjelbër, ai është mjaft i përfolur edhe për jetën e tij private.

Së shpejti, ai pritet që të bëhet baba për herë të katërt, ndërsa është bërë e ditur se ai dhe e dashura e tij Georgina presin të bëhen prindër të një vajze.

Ylli portugez gjatë një interviste të fundit për revistën spanjolle “Hola”, ka folur pak më gjerësisht rreth jetës së tij familjare dhe ndjenjës së atësisë

“Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin; më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”, ka thënë ai.

Me anë të kësaj deklarate, portugezi shuan shpresat se mund të bëhet baba për herë të pestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.