E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“DOSjA E KUKËSIT”  ,REAGON PROKURORJA : SHPIFJE AKUZAT PËR MUA DHE FAMILJEN
Publik News

“DOSjA E KUKËSIT”  ,REAGON PROKURORJA : SHPIFJE AKUZAT PËR MUA DHE FAMILJEN

Prokurorja Fahrije Vata ka reaguar pas lajmin se ajo dhe i biri kishin dalë në përgjimet e dosjes së prokurorisë në lidhje me çështjen e grupit kriminal në Kukës, që kultivonte kanabis dhe që çoi në pranga 22 persona.

Vata, e cila është edhe zv.drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit thotë se emri i saj dhe i djalit janë keqpërdorur për arsye të pamoralshme nga segmente të caktuara.

pergjimet-shq-780x439

REAGIMI I PROKURORES

Une jam Fahrije Vata, me detyre ZV.Drejtuese e Prokurorise Kukes.
Me keqardhje konstatoi se emri im ne pozicionin e Prokurores Kukes si dhe djalit tim Visi, jane keqperdorur per arsye te pamoralshme nga segmente te caktuara qe kerkojne te bejne pis figuren time morale dhe profesiaonle si Prokurore dhe ate te familjes time.

E indinjuar moralisht si dhe profesionalisht ,dua te theksoj se ky artikull (bazuar nga te dhena jo korrekte ) eshte krejtesisht I pasakte qe ne titull, por edhe ne permbajtjen e tij, ne pjesen qe behet fjale per mua dhe djalin tim.

Artikulli eshte abuzues dhe e pergenjeshtroj per keto arsye:

1.Qe ne fillim ne paragrfain e pare, ku thuhet: Te gjithe jane ne dijeni te aktivitetit kriminal te kultivimit te droges”, gje qe nuk eshte e vertete dhe nuk i referohet asnje prove, shkresore, shkencore apo deshmi, po te jete keshtu ne te parat duhet te ishim para drejtesise.
2.Ne paragrafin ku thuhet :Qe me date 27.09.2019 poseduesi I tel me nr. 068…(I pergjigjet nje femer )I paidentefikuar komunikon me shtetasin K.M ne tel e tij me nr. 068,,, ,ku Kreshniku e pyet per prokuroren F.V,ku pasi komunikon me te ajo I pergjigjet se nuk e njoh .
Referuar ketij pergjimi qe permendet emri im , ku qendron dijenia dhe perfshirja ime ne kete bande kriminale , vetem se nje person pyet per emrin tim .Dua te shtoj se une nuk kam asnje dijeni per ceshtjen ,pasi ajo nuk eshte ceshtje qe ndiqet e hetohet nga ana ime ..

3.Ne paragrafin ku thuhet : Me date 27.09.2019 ora 10:47,poseduesi I tel me nr. 069…,(I identefikuar si Visi ,djali I prokurores F.V(I paidentefikuar komunikon me shtetasin K. Murataj ne tel e tij me nr. 068 …,ku I tregon se punon ne Keshillin e Qarkut Kukes .
Referuar ketij pergjimi ku permendet emri I djalit Visi ,ku qendron perfshirja dhe dijenia e tij ne lidhje me kete bande kriminale ?!Thjesht pse ai I pergjigjet nje personi te panjohur ne tel dhe ne pergjigje te tij I Ai I tregon se punon ne K.Qarkut .

Nga ate gjitha sa thuhet ne pergjime dhe ne shkrim, lexohet dhe kuptohet qarte se ato pergjime pa asnje vlere per hetimin jane zbardhur qellimisht per te njollosur figuren time si Prokurore, pasi une gjate gjithe karrieres time kam punuar me profesionalizem dhe ndershmeri, fakt I cili njihet dhe vleresohet nga i gjithe opinion publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.