E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja “McGonigal” dhe Rama-DUCKA- NEZA
Lajme

Dosja “McGonigal” dhe Rama-DUCKA- NEZA

Agron Neza është  bashkëpunëtori i kryeministrit   që ish-zyrtari i lartë i FBI-së e ka treguar se është një individ me influenca të forta në pushtetin e Rilindjes, duke përdorur Dorian Duçkën, një tjetër eksponent, ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Të dy bashkë e kanë dërguar ish-zyrtarin e FBI-së në disa dhjetëra takime me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste duke nisur me Safet Gjicin, deri te kryeministri Edi Rama, me biznesmenë oligarkë  me emër në Tiranë dhe më pas e kanë paguar deri te përfitimet apo influencat që shkonin në biznese me fushat naftëmbajtëse në Shqipëri.

Skema e Agron Nezës, Duçës dhe McGonigalit është thelluar më tej edhe me të tjera dyshime nga SPAK.

Ka dyshime të arsyeshme se disa leje ndërtimi apo kulla mund të jenë dhënë për personat e lidhur me fushat naftëmbajtëse apo biznesmenët e dyshimtë të hetuar nga SPAK, në lidhje me këtë dosje, pra me McGonigal. Hetimi drejtohet nga kreu i SPAK Altin Dumani.  Redaksia ka mësuar se letërporosia për dosjen McGonigal ka kohë që éshtë nisur në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Mesa duket SPAK po ecën më tej dhe Agron Neza është një alarm i madh për zyrtarët e përfshirë në aferën McGonigal, ku Dorian Duçka duket të jetë një nga personat kryesorë me Agron Nezën që ka paguar paratë, sipas pretencës tashmë të dhënë nga prokurorët e SHBA-së.

Agron Neza në SPAK, alarm për zyrtarët e zhytur në

Dorian Duçka

Në javët e ardhshme pritet edhe vendimi i gjykatës në SHBA. Gjithashtu, paralel po ecën edhe hetimi në Shqipëri, ku në fakt SPAK ka një dosje gati, pasi prokurorët në SHBA dhe FBI vetë kanë kryer hetimet.

Dosja është gati, mjafton të tërhiqet, të përkthehet dhe pas vendimit ndaj McGonigal në SHBA në Shqipëri të çohen para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë, ku për herë të parë në historinë e demokracisë së Shqipërisë dëgjojmë se si është korruptuar një nga zyrtarët e lartë të FBI-së nga instrumentat e pushtetit, të qeverisë dhe politikës për çështje biznesi, afera në fushat naftëmbajtëse apo deri te sulmet politike ndaj kundërshtarëve të opozitës.

Dosja “McGonigal”, pas vajtjes së Agron Nezës  në SPAK, tashmë mund të lexohet shumë shkurt me tri pika.

Pika 1

Drejtësia amerikane ka ngritur një pretencë dhe një akuzë dhe thotë se ka korrupsion. Zyrtari i lartë i FBI-së, McGonigal, ka pranuar se ka marrë para nga shtetasi shqiptar Agron Neza, ku, sipas hetimeve, lexuam që ishte dhe personi B, i cili është Dorian Duçka, të dy këta të thirrur në SPAK.

Në pikën e parë të leximit thjesht dhe qartë Prokuroria e SHBA-së, pas hetimit të FBI-së dhe strukturave të Prokurorisë, ka ngritur një akuzë dhe ka një fjali shumë të rëndësishme korrupsioni për interesa të qeverisë shqiptare.

Këtu historia në SHBA mbyllet për pjesën e tyre, për zyrtarin e tyre, i cili ka bashkëpunuar, dhe nga 35 vjet burg dhe do të bëjë rreth 5 vite burg, sipas vendimit të gjykatës, dhe do të paguajë edhe gjobën e tij. Kjo është pika e parë.

Pika 2

Ky zyrtar i SHBA-së po akuzohet për korrupsion me qeverinë shqiptare në SHBA dhe me individë, të cilët në rastin e Agron Nezës, shtetas shqiptaro-amerikan, dhe në rastin e Duçkës, shtetas shqiptar, Damian Gjiknuri, apo dhe deri te kryeministri.

Dosja “McGonigal”, e lexuar shkurt!

Agron Neza

Dosja “McGonigal”, e lexuar shkurt!

Dorian Duçka

Është mjaft e thjeshtë për t’u lexuar pika e dytë, ku McGonigal ka bërë korrupsion për interesa të qeverisë shqiptare.

Me kë e bëri korrupsionin në Shqipëri dhe kush janë personat që e kanë paguar?

Drejtësia amerikane tashmë i ka gjetur. Mjafton që SPAK-u ta hetojë deri në fund, pra të hetojë korrupsionin e bërë nga zyrtarët shqiptarë, individë shqiptarë, biznesmenë shqiptarë me influencë në qeveri dhe korrupsion me shtetasin McGonigal për llogari të dyshimta, siç është thënë në akuzë, çështje që lidheshin dhe me opozitën.

Pra, korrupsioni është aktiv dhe pasiv. McGonigal është provuar. Pasivi duhet gjetur, kush janë persona aktivë në korrupsion? 

Pika 3

Është mjaft e qartë. Në të parën është prokuroria amerikane që akuzon McGonigal. Në të dytën janë bashkëpunëtorët e tij që i takojnë drejtësisë shqiptare.

Te pika e tretë çështja është te SPAK-u, te korrupsioni dhe deri ku shkon ai.

Janë vetëm Dorian Duçka dhe Agron Neza apo ato para kanë shkuar në fusha naftëmbajtëse në vendime qeveri, kanë shkuar në kulla, në leje ndërtimi, në pazare.

Agron Neza, tjetër Dorian Duçka, tjetër Damian Gjiknuri, kush tjetër? Fushat naftëmbajtëse, kullat me 17 kate, përfitime të ndryshme etj.

Ka komunikime midis Dorian Duçkës dhe Damian Gjiknurit, Agron Nezës, McGonigal, takime me biznesmenë, takime me politikanë, takime me kryetarë bashkish, që nuk hetohen në SHBA, sepse nuk janë korrupsion për shtetin e tyre.

Historia e amerikanëve me McGonigal është mbyllur këtu, por nuk është mbyllur hetimi i plotë i dosjes, pasi akuza për McGonigal mbyll pjesën e zyrtarit të FBI-së dhe është vërtetuar që ai nuk ka dëmtuar interesat e shtetit amerikan, pavarësisht se është korruptuar për interesa të tjera.

Në finale

Tani topi është tek SPAK-u  i cili duhet të vërtetojë korrupsionin. Duhet të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën.

Përse iu dhanë paratë McGonigal-it?

Për çfarë u përdor ajo influencë? U korruptua zyrtari i FBI-së, për llogari të kujt?

Për llogari të fushës së naftës dhe në rast se po, kush e dha fushën e naftës?

Kur u firmos? Kush e firmosi? Pse e firmosi? Si e firmosi? 

Çfarë përfituan tjetër biznesmenët që korruptuan McGonigal-in politikisht deri te pritjet që deklarohen në mënyrë krenare nga kryeministri ynë?

A ka pasur një aferë kundër opozitës dhe një qëndrim nën rrogoz ndaj Departamentit të Shtetit dhe partneritetit si aleat me SHBA-në?

Dosja “McGonigal”, e lexuar shkurt!

Sepse në një vend normal ku ka interes dhe influenca ruse në vendin tënd njoftohet Departamenti i Shtetit si vend partner, njoftohet ambasada në vendin tënd. Në këtë rast nuk ka ndodhur kjo, por janë filluar paratë për zyrtarët e FBI-së, kanë filluar betejat për opozitën dhe si qoka veç tyre janë dhënë dhe fusha naftëmbajtëse. Pra, historia është edhe më e thellë, pazari është edhe më i madh, korrupsioni është dhe më skandaloz. CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.