Dosjen e Pal Trashaj e bllokoi Arben Kraja; gruaja e Prokurorit, shefe e mikro-kredive në BSH
Përveç ish-drejtuesit të SPAK, që i ka punaur gruaja në BKT; edhe prokurorja speciale Doloreza Musabelliu, ka bashkëshortin Genci Duraj, noter i bandës së mikro-kredive të grupit mafioz “BKT-MCA- Final”…
Vetë-vrasja e Pal Treshajt në derën e Prokurorisë Speciale, tregoi se thirrja e SPAK drejtuar shqiptarëve, për të denoncuar e kallëzuar çdo krim e aferë korrupsioni, është demagogji që vërteton se disa prokurorë xhambazë të lidhur në interesa të zeza me grupet dhe autorët e krimeve, jo vetëm i bllokojnë kallëzimet e qytetarëve të thjeshtë, por as nuk pranojnë të takohen me ta.
Kështu ndodhi me të ndjerin Pal Trashaj, i cili i shpërfillur prej prokurorëve të SPAK, duke mos pranuar ta dëgjonin as “5 minuta” për të drejtën e tij; i mbërthyer prej mos besimit e stresit, i dha fund jetës, te dera e institucionit që thotë se garanton drejtësi të barabartë, reale e pa favorizime.
Në muajin maj 2022, kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, i ndjeri Pal Trashaj, bëri kallëzim për mashtrimin, sajimin dhe ekzekutimin e një kredie false me vlerë 750 Euro të shlyer prej tij; por banda e BKT dhe mikro-kredive “MCA-FINAL” ia mohoi, ia çoi 4.9 milionë lekë dhe i sekuestroi pagat e shtëpinë.
Ai i kishte kërkuar ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, të hetonte falsifikimim, mashtrimin dhe vjedhjen që i kishte bërë banda mafioze e mikrokredie “BKT-MCA-Final” e Arben Meskutit, Olsi e Elda Ibros, turko-pakistanezit Seyhan Pencabligil dhe konkubinës së tij Arjana Xhafa, në bashkëveprim me përmbaruesit e tyre Helidon Xhindi e Fatos Alimadhi.
Por Arben Kraja, kallëzimin e të ndjerit Pal Trashaj ia kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës, kur mashtrimi dhe grabitja e tij, ishte kryer nga grupi i strukturuar krimal i mikro-kredive, në bashkëpunim me zyrtarë të Bankës së Shtetit.
Pse nuk e hetoi Arben Kraja, kallëzimin penal të të ndjerit Pal Trashaj, kundër bandës së mikro-kredive “BKT-MCA-FINAL”?
Rezulton se Gladiola Kraja, gruaja e Arben Krajës ka punuar në BKT, ndërsa në muajin mars 2010, në këtë bankë ka marrë kredi 50 mijë Euro me afat deri në mars 2022, por dhe karta krediti nga 2 mijë Euro; ndërsa prej 7 vitesh punon në Bankën e Shtetit, me detyrë mbikëqyrësve e agjencive të mikro-kredive.
Sipas të dhënave, rezulton se gruaja e ish-shefit të SPAK, ka hartuar raporte mbikëqyrëse, sikur agjencitë mafioze të “MCA-FINAL” kanë blerë kredi nga BKT dhe kanë kryer veprimtari të rregullt ligjore e korrekte për grumbullimin e tyre.
Arben Kraja nuk e ka hetuar kallëzimin e të ndjerit Pal Trashaj, për gjoja mungesë provash e mungesë kompetence, sepse dhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka burrin Genci Duraj, noter të bandës së mikro-kredive “BKT-MCA-FINAL”, që kanë grabitur 100 mijë persona, siç vepruan me të ndjerin Pal Trashaj, që vrau veten te dera e SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Përveç ish-drejtuesit të SPAK, që i ka punaur gruaja në BKT; edhe prokurorja speciale Doloreza Musabelliu, ka bashkëshortin Genci Duraj, noter i bandës së mikro-kredive të grupit mafioz “BKT-MCA- Final”…


