Drama e historisë kombëtare dhe e një qyteti që ka vdekur….
Nën shi rrebesh, sonte isha te teatri.
Mendoja për qytetarinë, për kujtimet e largëta nga ajo godinë që po jeton castet e fundit nën indiferencën e pafalshme të ndokujt që pret që detyren e tij ta bëjnë të tjerët, per këtë komb pa kujtesë si femijë mbetur jetim, per pedonalen që pasi e trumpetuan do i japin shkelmin, mendoja per gjithë Europen që ruan cdo gur e pemë të vjetë.
Mbytur në trishtim, goja nuk flet dot një fjalë.
Si trenin, pyjet, rininë që iken, punën, po e humbasim dhe teatrin. Edhe deri të enjten që vjen.
Shoh grumbuj betoni e dheu te bërë male. Poshtë tyre kocka fjalësh.
Trishtim nen shi. Lote qe bien nga qielli. Aktore qe pasi aktoruan thane se shfaqja mbaroi. Te tjere qe kane mbetur vetem. I kemi lene ne shi.
Ku jam?
Në dramë teatrale?
Në dramën e historisë kombëtare?
Në cirk?
Ca qendrojnë mbyllur në facebook, ca ndryrë në telefon.
Bie shi.
Kepucët fusin ujë.
Xhaketa qull si librat e bibliotekës kombëtare.
Qytetit po i presin palcën kurrizore.
Qyteti nuk kupton se ka vdekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



