E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dramë brenda Dramës
Publik News

Dramë brenda Dramës

Vdekja tragjike e studentit 23 vjeç, i cili u përplas dy ditë më parë nga një kamion teksa ngiste biçikletën, është një dramë brenda dramës që jetojmë.

Nuk pres, që në këto çaste tragjike familjarët të reagojnë për këtë ngjarje.

Familjarët janë brenda një dhimbjeje aq të madhe, sa as hasmit nuk i urohet.
Zoti qoftë me ta, për t’i dhënë forcën për ta përballuar këtë dhimbje.

Policia e shtetit ka heshtur për këtë ngjarje dhe kjo është e dënueshme. Lindin pyetjet;

– Pse heshti policia?
– Kujt po i shërbente ai kamion?

Përgjigjet për këto pyetje, duhet t’i pretendojë çdo shqiptar.

Nuk është aspak e drejtë t’ua kërkojmë familjarëve të djalit këtë detyrë.
Duhet të respektojmë dhimbjen e tyre dhe të lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta duruar këtë dhimbje, pasi hamendësoj që është një dhimbje që nuk kapërcehet kurrë.

Post Scriptum- Me atë djalë, ka vdekur edhe një pjesë e jona si shoqëri dhe si qytetarë

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.