Drejtësia popullore
Ylli Manjani
Kam kaq kohë që them, madje me nerv, se nxjerrja e materialeve hetimore, ca më keq akoma e të dhlnave personale, në pazar është shkatërrim i hetimeve dhe nxitje e gjyqeve popullore komuniste.
Është dhunim i pastër i të drejtave kushtetuese.
Madje, na ka ndodhur që në sallën e gjyqit nuk na është dhënë akses në materiale hetimore, siç kërkon ligji, me arsyetimin se janë sekret, kur të dhënat e materialet e dosjes sekrete i gjen në media. Me to madje bëhen edhe emisione, që të nxitet drejtësia popullore në ekstrem.
Askush nuk do të dijë se, ata që i hidhen turmave për gjykim janë njerëz e kanë të drejta. Askush nuk do të dijë për ngatërresat e sherret që futen midis familjeve të “të gjykuarve nga populli”.
Një pjesë e mirë e “gjykatësve popullorë” shesin dhe moral falls duke kërkuar hesap edhe për shërbimin e avokatisë profesionale që çdokush ka të drejtë ta ketë.
Të gjitha këto kemi kohë që i themi. Por u deshën një palë cica të shpërndara nëpër telefonat e njerëzve që të kujtohen njerëzia se nuk është normale të nxirren këto gjëra…
Nuk konkurroj dot me audiencën e cicave, por përpiquni të kuptoni se çdo njeri i gjallë në këtë tokë gëzon liri dhe të drejta, pavarësht se çfarë ka bërë në jetë.
Drejtësia popullore është flamë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



