Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj jep tender të dyshimtë 2 miliardë lekë për Regjistrin e Adresave
Vetëm pak kohë më parë hackerat iranianë arritën në mënyrë fare të thjeshtë që të fusnin në grackë punonjësit e departamentit IT të administratës publike. Sulmi nëpërmjet klikimit të një linku në email është aq i lashtë sa vetë krijimi i internetit.
Megjithatë duket se “specialistët” e IT me shumë mundësi kanë qenë militantë e aspak profesionistë. Gjoja u sajua një “show” ku 5 prej tyre u vendosën në kushtet e arrestit në shtëpi dhe me shumë mundësi gjithçka do përfundojë me aq e askush nga “peshqit e mëdhenj” nuk do të mbajë përgjegjësi.

Njëra prej tyre është edhe vetë drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila duke ditur që tashmë s’do t’i hyjë asgjë në këmbë nga paaftësia e saj kompjuterike, ka vazhduar përsëri me atë që di të bëjë më mirë.

E kemi fjalën natyrisht për tenderat e dyshimtë. I tillë është edhe ky që do t’ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-44332-10-04-2022 dhe me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Adresave- për DPGJC”.

Fitues i tenderit, si në shumë tendera të tjerë, është shpallur Igli Gjelishti i kompanisë “Image & Communications Development” në partneritet me kompaninë tjetër “ATOM” në pronësi të Luan Bashës dhe Armand Agollit.

Fondi limit i këtij tenderi është 174,996,374 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.1 miliardë lekë me TVSH. Kompania fituese ofroi 164,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është sa 93.7% e fondit limit duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Këtë e përforcon edhe fakti se njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender, ofroi vlerë më të ulët e megjithatë nuk u mor në konsideratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



