E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtoreshën e re të Albpetrol Alketa Hila; i jep tender 1.8 miliardë lekë të ‘fortit’ të Fierit Renato Sali (Çami)
Publik News

Drejtoreshën e re të Albpetrol Alketa Hila; i jep tender 1.8 miliardë lekë të ‘fortit’ të Fierit Renato Sali (Çami)

A do të veprojë SPAK?

Disa ditë pasi u komandua në krye të Albpetrol, Alketa Hila, ka firmosur një tender me vlerë 1.8 miliardë lekë për Renato Salin, i njohur edhe si Renato Çami, i lakuar si personazh i botës së krimit në Fier. Gara ka qenë formale dhe tenderi është paracaktuar për Salin, çka e tregon edhe fakti që oferta fituese është sa fondi limit.

Bëhet fjalë për tenderin për blerje gazoil 10 ppm, me vlerë rreth 2 milionë USD bashkë me TVSH. Fituese është shpallur kompania AGA -1, e cila kontrollohet nga Renato Sali, që ka kapur dhe kontrollon Albpetrolin, pavarësisht ndryshimit të drejtorëve. Askush nuk flet se kompania shtetërore e naftës në Shqipëri sot kontrollohet nga disa grupe kriminale dhe të ashtuquajtur të ‘fortë’ të Fierit.

Renato Sali, i njohur edhe si Renato Çami apo Renato Saliu, është akuzuar dhe denoncuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha si nyja e krimit në Fier. Renato Sali është akuzuar se së bashku me Gramoz Yzeirin, në vitin 1998, kanë vrarë shtetasin Xheladin Qelia. Për këtë ngjarje është dënuar Gramoz Yzeiri, i cili është ekstraduar nga SHBA në vitin 2009, ndërsa Sali nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë.

Renato Sali doli edhe një herë në skenë në vitin 2017, ku u akuzua nga Berisha dhe Basha se kishte marrë peng një 19-vjeçar, ngjarje e cila u fsheh nga policia.

Sali vepron kryesisht në njësitë vendore të Qarkut të Fierit, duke marrë tendera të paracaktuar në tavolinë. Armando Subashi, siç edhe e ka akuzuar Petro Koçi, kontrollohet nga Renato Sali dhe Ben Qimja; i pari kontrollon tenderat, ndërsa i dyti ndërtimet.

Nga ana tjetër Alketa Hila, dikur drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, është lakuar për afera intensive kur drejtonte Fondin, në bashkëpunim me ikonën e korrupsionit, Ilir Beqja, i cili nga dita në ditë pritet të arrestohet nga SPAK./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.