E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori Evis Berberi e ndërtuesi Ndue Kola, zhdukën provat para se të shkonte BKH
Lajme

Drejtori Evis Berberi e ndërtuesi Ndue Kola, zhdukën provat para se të shkonte BKH

Kurrikulat e Magjistraturës, logjika e hetimit dhe praktika e botës së krimit, parashikojnë që për të fshehur gjurmët dhe provat e krimeve, autorët bëjnë krime të tjera zinxhir, deri sa krijojnë bindjen te vetja, se nuk ka mundësi për t’i zbuluar

Kështu kanë vepruar pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, Drejtori i Përgjthshëm i Rrugëve, Evis Berberi, dhe ish-deputeti i PS, Ndue Kola, pronari i firmës “A.N.K Sh.p.k”, i cili po ndërton këtë rrugë, me një fond 3 herë më të lartë se kostoja reale.

Veprimi i tyre i përbashkët, për të fshehur krimin financiar e teknik të shëmbjes së kësaj rruge duke zhdukur provat, u bë më 18 shkurt 2024, duke hequr mbetjet.

Fakti është ky: Më 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe vëllezërve Kola, pronarë të firmës kontraktore “A.N.K Sh.p.k”.

Akuza e ngritur është shpërdorim dytyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe ndërtuesve Ndue e Agim Kola.

Një ditë pas nisjes procedimit penal e nisjes së hetimit, Drejtori i Përgjithshm i Rrugëve, Evis Berberi, dhe ish-deputeti i PS, Ndue Kola, pronari i firmës “A.N.K Sh.p.k”, organizuan largimin mbetjeve të rrugës së shembur Korçë-Ersekë, për të fshehur krimin e përbashkët.

Kur shkuan hetuesit e BKH te vendi i krimit në rrugën e shembur, nuk gjetën asnjë provë të mbetjeve; nëpërmjet të cilave ekspertët do zbulonin shkaqet reale të shembjes, sepse ato ishin hequr nga autorët e krimit.

Zhdukja e provave të shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, u lejua nga Policia e Qarkut të Korçës, megjithëse me kërkesë të SPAK-ut, ishte rethuar me shirit pjesa e shembur dhe e kishte marrë në ruajtje si “Zonë krimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.