E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Juventusit flet hapur: Kemi pasur kontakte me Icardin, transferimi i tij…
Sport

Drejtori i Juventusit flet hapur: Kemi pasur kontakte me Icardin, transferimi i tij…

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për mundësinë e transferimit të Mauro Icardit në Torino.

Në një prononcim për “Rai Radio1”, Paratici konfirmoi interesimin për sulmuesin argjentinas por theksoi se momentalisht është muaji shkurt dhe Mauro është lojtar i Interit, shkruan Goal”

“Kemi kërkuar informacione. Ne kemi kërkuar të dimë se çfarë mendon Icardi për të luajtur me Juventusin. Por tani nuk ka kontakte, ai është një lojtar i Interit dhe ne po mendojmë për sezonin tonë.

“Kohët e fundit nuk ka pasur kontakte, ne jemi në shkurt, ai është një lojtar që i takon Interit dhe kemi ndeshje të rëndësishme përpara”, përfundoi ai.

Heqja e shiritit të kapitenit dhe mos grumbullimi i tij në ndeshjen me Rapidin e Vjenës, kanë shtuar skenarët të një largimi të mundshëm të Icardit nga “San Siro”.

Në media po përflitet Juventusi si skuadra që ka ngjallur interesim për sulmuesin argjentinas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.