E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Veliajt në UKT i shiste ujë… Bashkisë së Tiranës
Lajme

Drejtori i Veliajt në UKT i shiste ujë… Bashkisë së Tiranës

Elvin Tivari ka mbajtur detyrën e drejtorit të Departamentit të Shitjeve në Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës, thënë shkurt UKT-së!

Në kohën që mbante këtë detyre, kompania e tij “Gourmet & Co” fitoi tre tendera të Bashkisë së Lali Erit!

Dhe e dini çfarë? Kompania e tij i shiste Bashkisë UJË! Po, drejtori i shitjeve te UKT-ja, i shiste Bashkisë Ujë!

Vetëm në Shqipëri ndodh që Bashkia e Lali Erit të blejë UJË te kompania e drejtorit të saj të shitjeve po te UKT!

Çudirat e këtij magjistari nuk mbarojnë!

Merr leje ndërtimi të hotelit në Dhërmi në gusht 2023, ndërkohë hoteli ishte ndërtuar dhe priste pushues që në 2021/2022!

Bile në 2022 ka kaluar natën te hoteli i Tivarit edhe kryeministri, edhe pse ishte ndërtuar pa leje!

Nuk janë mbrapa edhe drejtorët e tjerë!

Të gjithë magjistarët e bizneseve i ka mbledhur Lali Eri!

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.