E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori  që vjedh edhe të vdekurit, 155 MLN në tender pa garë
Lajme

Drejtori që vjedh edhe të vdekurit, 155 MLN në tender pa garë

Bledar Xhemali është prej vitesh drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ai është përmendur shpesh për abuzimet me tenderat që organizon në emër të institucionit që drejton. Por ndonëse denoncimet e vjedhjeve të tij me tenderat kanë qenë të njëpasnjëshme, asnjë institucion përfshirë Ministrinë e Drejtësisë apo SPAK nuk kanë marrë asnjë masë.

Si duket të gjithëve u pëlqen që nëpërmjet tenderave të vidhen jo vetëm të gjallët por edhe të vdekurit. Këtë e vërteton mjaft qartë tenderi që do t’ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të realizuar nga Institutit të Mjekësisë Ligjore që mban numrin e referencës REF-77296-08-11-2023.

Objekti i tij është “Blerje reagente dhe materiale laboratorike”, me një fond limit prej 13,205,500 lekë të reja pa TVSH ose rreth 158 milionë lekë të vjetra me TVSH. Po ku qëndron vjedhja? Nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë vetëm dy firma.

Njëra që ka fituar dhe tjetra që është paraqitur pa dhënë ofertë. Skema është mjaft e qartë. Fituesi dihej që në fillim dhe kompania tjetër ka marrë pjesë sa për numër, pra sa për të thënë se ka patur konkurrencë.

Firma që është shpallur fituese është KRIJON në pronësi të Piro dhe Fotion Zoga. Kjo kompani ka ofruar shifrën 12,860,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 155 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 97.3% e fondit limit. Si përfundim Bledar Xhemali vazhdon përsëri i qetë me vjedhjet e tij duke manipuluar tenderat dhe askush nuk i thotë asgjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.