E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Hila, njësia matëse e idiotësisë
Publik News

Dritan Hila, njësia matëse e idiotësisë

Zoti Hila, pata rastin të lexoja statusin tuaj mbi protestën e djeshme.

Ajo që vihet re dendur në gjuhën tuaj të folur edhe të shkruar, është prirja sistematike për të etiketuar këdo që ka një mendim të kundërt me mendimin tuaj.

Etiketimet janë të llojeve të ndryshme; idiot, hajvan, deficient, mazohist.

Duke qenë se fjala ‘idiot’ përfaqëson shumicën në etiketimet tuaja, doja t’ju bëja një pyetje- Kush jeni ju?! Mos vallë ju përfaqësoni njësinë matëse të idiotësisë?!

Kur dikush etiketon dikë ‘idiot’ do të thotë se vetëshpallet me imunitet nga idiotësia dhe arrin ta shquajë këtë të fundit tek një njeri tjetër.

Lind pyetja- Ç’njësi matëse përdorni ju, kur etiketoni dikë, idiot?!

Për të përcaktuar diagnozën e idiotësisë, kam përshtypjen, se ju nevojiten disa të dhëna që përfaqësojnë simptomat e pacientit.

Megjithatë, duke besuar paraprakisht në aftësinë tuaj diagnostikuese, do t’ju lutesha të na bënit me dije për vendndodhjen e klinikës suaj diagnostikuese për idiotësinë.

Do të ishim tepër të interesuar të matnim nivelin e idiotësisë në gjak.

E duke qenë se jeni vetëshpallur Doktor në këtë fushë, do t’i bënit një nder të madh shoqërisë shqiptare në përballjen me vetveten ose më saktë në përballjen me nivelin e idiotësisë në gjak.

Mjekët popullorë zoti Hila, thonë se ; Idiot lind, nuk bëhesh. Merreni në shqyrtim edhe këtë hipotezë se ka gjasa, që idiotësia të jetë edhe çështje trashëgimie. Thonë se edhe komunizmi trashëgohet, ndonëse nuk pasur një studim të mirëfilltë shkencor për këtë hipotezë.

Dhe meqënëse keni vënë re edhe ‘idiotë’, të tjerë në shoqëritë e shëndetshme evropiane, organizoni një konferencë ndërkombëtare në ‘Rogner’ ku të trajtoni gjerësisht çështjen e idiotësisë.

Në këtë kohë ‘pandemie’, sikundër e quani ju, Shqipëria ka qenë shumë pjellore në identifikimin e shkencëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Janë mbledhur kokat e mëdha të kombit nëpër ekrane e intervista dhe na rezulton se në vend kemi më shumë shkencëtarë se berberë.

Ndoshta ju jeni njëri prej tyre.

Post Scriptum- Pres me padurim konsultën me ju, Doktor Hila.

Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.