Dritan Hila: Nuk ka faj Rama per qeverisjen 6 vjeçare…
Dritan Hila, Ish-zv/ministri i Edi Ramës i konvertuar në analist dhe drejtues emisioni, ka shkruar në rrjet se për vendimin e Holandës ku riktheu vizat si shkak i krimit shqiptar, nuk duhet fajësuar Rama, por Berisha.
Sipas tij kriminelët e Ramës janë vetëm 6 vjeç, aq sa ka Rama në pushtet, ndërsa vizat u liberalizuan në kohen e Berishës për meritë të paraardhësit të tij.
Besojeni ose jo, ky njeri që ka shkruar këto rradhë është hiç më pak se sa gazetar, që ka edhe gruan gazetare, që të dy kanë nga një program televiziv në dy ekrane të ndryshme!
Besojeni ose jo, por arsyeja kryesore pse Shqipëria është katandisur në këtë pikë fundore janë gazetarët si kjo qenie e mjerë, që deformojnë realitetin dhe e intepretojnë atë sipas shijeve të tyre bastarde.
Lexojeni vetë që të na besoni që nuk po bëjmë humor:
Sa për saktesim:
Votimi hollandez eshte per vendosjen e vizave per shkak te rritjes se krimit shqiptar.
Dhe meqenese kriminelet nuk kane moshen 6 vjeçare (aq sa ka qe qeveris Rama), te paret qe duhet te turperohen jane ata perpara Rames. Ti japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit.
(Sa per saktesim, ë. Se edhe Rama ka kusuret e veta por do ja degjojme krismen pas 15 vjetesh)

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



