E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Laci| Qeveria i dhunoi, u prishi shtepite, i gjobit dhe nga 5 milione per ndertim pa leje
OP-ED

Dritan Laci| Qeveria i dhunoi, u prishi shtepite, i gjobit dhe nga 5 milione per ndertim pa leje

Nje tjeter skandal qe vjen ne keto dite te veshtira sociale per gjithsecilin prej nesh, qe tregon edhe njehere se dhuna shteterore po bie pa meshire mbi gjithekend.

Kur 500 mije shqiptare jane gati ti bashkohen nje tjeter eksodi biblik, kur qeveria po e mjel deri ne palce individin dhe biznesin e vogel me lloj-lloj taksash, po kjo qeveri, pasi u shkaterroi jeten, mundin dhe djersen e 27 viteve, pa u dhene asnje mundesi te rimekemben banoreve te shtepive qe preken nga ndertimi i Unazes ne Shkoze, se fundi ka kryer nje tjeter akt qe tregon tiparet e nje narkoqeverie qe po e con vendin nje nje inkohezion te tmerrshem social.

Pasi i rrethoi dhe i poshteroi duke perdorur dhunen shteterore, vetem pak dite me pare kjo qeveri nepermjet IKMT-se, u ka derguar ketyre familjeve qe tani jane ne mes te kater rrugeve, nje gjobe prej 5 milion lekesh per ndertimin pa leje dhe inertet qe shkaktohen nga prishja. Nderkohe qe ndertimi eshte bere ne fillim te viteve ’90 dhe ligji ka hyre ne fuqi dy vite me pare dhe nuk mund te kete asesi efekt paraveprues.

Jo vetem kaq, por jo gjobe u eshte derguar ketyre familjeve qe tashme jane te rrenuara perfundimisht, ne shkelje te plote te mundesise per ankimim, pasi u ka mberritur pasi u eshte djegur afati i ankimimit. Nese ka Opozite dhe lexon keto rreshta, te dale dhe ti mbroje keta njerez nga dhuna shteterore.

Ndryshe jam i detyruar ta them, qe ne mungese te nje reagimi kemi nje Opozite te kapur. Ditet ne vazhdim do ju ve ne dispozicion edhe shkeljet e mesiperme shoqeruar me dokumentet perkatese. Une nuk pres me reagime nga qytetaria e ketij vendi, se ketu ka vdekur qytetaria bashke me dinjitetin.

Kete e shikoj cdo e dite e me shume. Zoti ju kthjellofte shqiptare sa me shpejt. Ndryshe nje dite me ritmin e braktisjes qe keni nisur ky vend nuk do quhet me Shqiperi. Faleminderit.
.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.